Maqedonia
Maqedoni: Pas çmimit fiks për bukën, priten çmime fikse për produkte të tjera
Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar ngrirje e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me një fotografi të publikuar kanë treguar se do të ketë caktim të çmimit edhe për produktet e tjera, shkruan RTV 21, përcjell albinfo.ch.
“Të gjitha produktet janë të listuara në vendimin e Qeverisë për ngrirjen e marzhës për tregti ose marzhës përfituese si njihet në masën e gjerë”, është shprehur Bekteshi, teksa shton se të gjitha do të analizohen.
Kjo ka nxitur edhe reagimet e partive kundërshtare në vend. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, këtë tentativë të LSDM-së e quajti vetëm si një masë për marketing politik. “Me këtë masë po bëjnë piar nëpër markete me dy bukë në duar, dhe në vend që kryeministri dhe ministrat e tjerë në vend t’i zgjidhin problemet, ato e shtyjnë Maqedoninë në një errësirë ekonomike”, ka deklaruar Mickovski.
Me vendim të Qeverisë në Maqedoni buka e bardhë shitet nëpër të gjitha dyqanet për 33 denarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











