Maqedonia
Maqedoni: Pas 20 vitesh hiqet nga qarkullimi libri ku fyheshin shqiptarët
Ministria e Arsimit formoi një komision për shqyrtimin e përmbajtjes së këtij libri, i cili mori edhe vendimin final që libri i gjeografisë menjëherë të tërhiqet nga përdorimi
Pas gati 20 viteve, tërhiqet nga përdorimi libri i Gjeografisë për vitin e dytë gjimnaz në Maqedoninë e Veriut. Ky libër përmbante tekste fyese dhe të pavërteta për shqiptarët, duke i quajtur ata me prejardhje rome, turke e çerkeze, ndërsa Shqipërinë si pushtuese të Maqedonisë së Veriut.
Libri doli në qarkullim që nga viti 2002, ndërsa ishte ripublikuar disa herë nga Ministria e Arsimit, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pas reagimit të medieve, shoqërisë civile e partive opozitare shqiptare, çështja e ofendimeve në librin e gjeografisë u bë sërish temë në shkurt të këtij viti.
Ministria e Arsimit formoi një komision për shqyrtimin e përmbajtjes së këtij libri, i cili mori edhe vendimin final që libri i gjeografisë menjëherë të tërhiqet nga përdorimi.
Tani për tani nuk dihet nëse autorët, por edhe autorizuesit e këtij libri do të përballen me përgjegjësi ligjore për të pavërtetat dhe gjuhën ofenduese në këtë tekst shkollor.
Nga ana tjetër, tërheqja e librit të gjeografisë nuk e zgjidh plotësisht problemin me tekste shkollore me fakte të shtrembëruara e gjuhë të urrejtjes. Një sërë librash tjerë përmbajnë ofendime të ngjashme ndaj shqiptarëve.
Për librat shkollore në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar edhe Greqia dhe Bullgaria, të cilat detyruan Qeverinë në Shkup që me komisione të përbashkëta të pastrojnë gjuhën e urrejtjes nga tekstet shkollore. Deri tani nuk ka pasur reagim të ngjashëm nga Tirana zyrtare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?