Maqedonia

Maqedonia nga nesër hap kufijtë, pa test dhe karantinë

Është bërë e ditur se nga nesër plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet, me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund të lëvizin pa pengesa dhe pa detyrim për test PSR dhe karantinë shtetërore, transmeton albinfo.ch.

Vendimin e mori Qeveria të martën, mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.