Maqedonia
Maqedoni: Nga 1 qershori hapen kufijtë me shtetet fqinje
Maqedonia e Veriut nga data 1 qershor pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje.
Hapjen e kufijve e propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e së martës, ku u propozua edhe heqja e orës policore, si dhe hapja e restoranteve dhe e kafeneve.
Këto kufizime janë ndërmarrë qysh në muajn mars, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Propozimet e Komisionit për heqjen e tyre do të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të martën pasdite.
“Ne do të marrim vendime që do t’i lehtësojnë të gjitha këto masa kufizuese, por e gjithë kjo do të bëhet me respektimin e rreptë të masave nga qytetarët”, tha kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski.
Hapja e kufijve, sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, do të bëhet në koordinim me shtetet e tjera të rajonit.
Ende nuk është e qartë nëse parashihen teste për koronavirus për qytetarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë më herët se një gjë e tillë do të vështirësonte lëvizjen e qytetarëve.
Hapja e lokaleve të gastronomisë u tha se gjithashtu do të bëhet në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, ruajtjen e distancës fizike, apo përgjysmimin e kapaciteteve të objekteve.
Ndalesa për lëvizjen e qytetarëve deri tani ka qenë nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa fundjavave është aplikuar edhe karantinë shtetërore, por me propozimin e ri ajo do të hiqet tërësisht.
Maqedonia e Veriut, të martën, ka regjistruar edhe tre të vdekur nga koronavirusi dhe 16 raste të reja të të infektuarve.
Me këto shifra, numri i viktimave në këtë vend shkon në 116, ndërsa i të infektuarve në 2,015.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë