Maqedonia

Maqedoni, në 24 orë janë regjistruar 293 raste të reja me Covid-19

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.254 testime dhe janë regjistruar 293 raste të reja me Covid-19.

Shkup – 157, Kumanovë dhe Manastir – nga 19, Ohër – 18, Tetovë dhe Veles – nga 15, Shtip – 11, Prilep – 8, Kavadar – 7, Strumicë – 6, Gostivar – 4, Koçan dhe Negotinë – nga 3, Radovish – 2, Gjevgjeli, Resnje, Sveti Nikollë, Dellçevë, Vinicë dhe Demir Kapi – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (293), janë regjistruar 81 riinfeksione.

Janë regjistruar 102 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me Covid-19, nuk ka asnjë person të vdekur të regjistruar as nga sistemi “Termini im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.085.639 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 314.794, numri i të shëruarve është 304.341, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 1.126.