Maqedonia
Maqedoni: Mungesa e mërgimtarëve, gjysmë miliardi euro humbje nga remitencat
Kriza e pandemisë i ka shterë bizneset në vend edhe në pikun e sezonit të verës. Mosardhja e mërgimtarëve ka çuar në prag të falimentimit shumë ndërmarrje të vogla. Madje, fusha më e prekur e sezonit është industria e dasmave që përbën një zinxhir të madh biznesesh të varura prej diasporës.
“Në lëmin time jemi të dëmtuar shumë, se duke filluar prej marsit ne jemi të bllokuar, të gjitha dasmat e rezervuara janë anuluar. Prej vjet deri sivjet ka rënë puna për 90%, sepse nuk ka dasma, nuk ka interes as për fustane e as për sende të tjera që nevojiten për dasma”.
“Kurbetqarët thuajse sivjet hiç nuk kanë ardhur apo një numër i vogël i tyre. Ata që janë këtu, dihet nga epidemia që nuk kanë punuar 2-3 muaj, andaj kanë buxhet të vogël dhe interesimi është i ulët”.
“Nëse vazhdon kështu, mundet gjysma e Çarshisë të mos ekzistojë dhe të shkojnë në likuidim, duke mbetur në ndihma sociale apo do të detyrohemi edhe ne të shkojmë në kurbet”.
Mungesa e mërgimtarëve ka ndikuar dukshëm në ekonominë e vendit, thonë ekspertët. Llogaritë në këto 6 muaj janë se Maqedonia ka humbur afër gjysmë miliardi euro vetëm nga remitencat, përcjell albinfo.ch.
“Remitencat janë shumë të rëndësishme dhe paraqesin vlerë të madhe financiare, e cila hyn në ekonominë e vendit. Kryesisht këto të ardhura rrisin konsumin e përgjithshëm, ku si pasojë e kësaj vjen deri te ndihma direkte te subjektet afariste dhe te ekonomia në përgjithësi”.
Një rritje e lehtë është vërejtur në bilancin pagesor të tremujorit të parë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Banka Popullore sivjet ka regjistruar një rritje të hyrash prej 2,26 milionë eurosh.
Janar – mars 2019: të hyra 43,34 milionë €; të dala 4,12 milionë €; bilanci pagesor 39.21 milionë €.
Janar – mars 2020: të hyra 45,60 milionë €; të dala 4,42 milionë €; bilanci pagesor 41.18 milionë €.
Këtë rritje të transferove parash përmes bankave ekspertë e fushës e lidhin me mosardhjen e mërgimtarëve, të cilët zakonisht sjellin para të gatshme me vete, për t’i shpenzuar të gjitha këtu.
Sipas raportit të Bankës Popullore të RVM-së, gjatë vitit të kaluar janë transferuar mbi 195 milionë euro nga të ardhurat personale të mërgimtarëve nga e gjithë bota në vendin tonë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih