Maqedonia
Maqedoni: Prilli shënoi ngritje të pagës mesatare
Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjësit për muaji prill të këtij viti arriti në 25.830 denarë, ndërsa krahasuar me pagën neto të muajit prill të vitit të kaluar, u rrit për 4.2 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.
Rritja i takon, mbi të gjitha, pagës mesatare më të lartë mujore të paguar për punonjës në sektorë: Arsim (12 për qind), Aktivitete të tjera shërbimi (6.9 për qind) dhe Aktivitete shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror (6.4 për qind).
Ulje të pagës mesatare mujore të paguar për çdo punonjës, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar në sektorët: Akomodimi dhe shërbimet e tjera me ushqim, me nëntë për qind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 6.9 për qind dhe Transportit për 6.6 për qind.
Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në muajin prill të këtij viti arrin shumën e 38.567 denarëve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik