Lajme
Maqedoni: Mërgimtarët duhet të paguajnë 30 euro për fletë udhëtim për pasaportën e re
Gjithë qytetarët të cilët gjenden jashtë vendit me pasaportë të vjetër maqedonase e cila nuk e mban “Maqedoni e Veriut” kur të vijnë në vdndlindje do të mund të hyjnë nëse do të pajisen me një fletë udhëtimi në njërën nga zyrat diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ambasada e Maqedonisë në Berlin ka nxjerrë udhëzime për qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta të reja, por edhe për fletë udhëtimi që do të kushtojnë 30 euro dhe do të jenë në kurriz të qytetarëve.
Fletë udhëtimi mund të merret pa termin në ndonjë nga ambasadat apo ndonjë konsullatë dhe është e vlefshme për 30 ditë, pra shërben vetëm për kthim në Maqedoni.
“Por nga ana tjetër njoftojmë të gjithë ata që do të paraqesin kërkesë për Pasaportë të re udhëtimi se koha për lëshimin e pasaportës së re nga dita e paraqitjes së kërkesës është mesatarisht 50-75 ditë, pas së cilës ata mund të marrin personalisht pasaportat në ambasadat ku kanë paraqitur kërkesën.
Ata qytetarë që banojnë në shtetin e huaj dhe të cilët ende nuk kanë nxjerrë pasaportë të re deri më 12 shkurt 2024 dhe kanë ndërmend të aplikojnë për pasaportë në vendlindje, ata mund të pajisen me fletë udhëtimi, e vlefshme për 30 ditë nga dita e lëshimit dhe shërben vetëm për kthim në vend.
Dokumentet e nevojshme për të marrë një Fletë udhëtimi janë: pasaporta që e posedoni, aplikim i plotësuar, dy fotografi dhe tarifë konsullore prej 30 eurosh”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë
-
Uber shënon rekorde të udhëtimeve në Zvicër në vitin 2024
-
Rritje e çmimeve për shtëpitë e dyta në Alpet zvicerane