Maqedonia
Maqedoni: Mërgimtarë po shesin shtëpitë në vendlindje
Në qytetin e Tetovës janë shitur një numër i madh i shtëpive
Mbrëmë në një emison në Alsat M, profesori dhe ish-drejtori i Agjencisë së Emigracionit, Seadin Xhaferi ka shprehur shqetësime lidhur me zbrazjen e vendbanimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, ai ka theksuar se në qytetin e Tetovës janë shitur një numër i madh i shtëpive, dhe se kjo është tregues se njerëzit tjetërkund po ndërtojnë jetë.
Sipas tij, në të ardhmen ndoshta mërgimtarët as kufomat e tyre nuk do të kërkojnë të ju kthehen në vendlindje ose ndoshta Maqedonia do kthehet në vendbanim të kufomave.
“Tetova në këtë vit ka patur 15 shtëpi të cilët mërgimtarët i kanë shitur, edhe atë jo të rinj por prindërit e atyre. Pse? Thonë i shesim këta nga shkaku se ka krijuar kushte tjera edhe ai nuk kthehet më. Parashtrohet pyetja, vetë mërgimtarët që kanë një status të caktuar, të rregullt, kush e di kufomat a do i sjellin këtu me përjashtim që Amerika ka nis më të mos i sjellë. Siç më tha njëri, ne mund të bëhemi vetëm vendbanim kufomash asgjë tjetër”-tha mes tjerash Xhaferi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026