CH-Ballkani

Maqedoni: Me orar të zgjatur për diasporën

Zëvëndësministri shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu ka thënë se mërgimtarët nuk do të presin me orë të tëra para sporteleve për të marrë dokumentet e nevojshme

Në Maqedoni këtë vit autoritetet i kanë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e diasporës, duke krijuar mundësi më të mira për ta, si në fushën e shërbimeve të administratës ashtu edhe në fushat e tjera.

Këtë vit  kanë premtuar se do të zgjatet orari i punës në sektorët që ndërlidhen me dokumentet e gjendjes civile

Zëvëndësministri shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni,  Agim Nuhiu ka thënë se mërgimtarët nuk do të presin me orë të tëra para sporteleve për të marrë dokumentet e nevojshme.

Ai thotë se shërbimet e MPB-së gjatë periudhës kur mërgimtarët do të kthehen në vendlindje do të punonjë me dy turne prej orës 08:30 deri ora 19:30.

“Shërbimet e MPB-së gjatë periudhës kur mërgimtarët do të kthehen në vendlindje do të punonjë me dy turne prej orës 08:30 deri ora 19:30. Gjatë kësaj kohe të gjithë qytetarët do të mund t’ju drejtohen shërbimeve të MPB-së për t’i nxjerrë dokumentet personale.”, thotë Nuhiu për TetovaSot, përcjell albinfo.ch

Ai gjithashtu thotë se edhe mërgimtarët që nuk do të kenë mundësi për shkaqe të arsyeshme të shkojnë fizikisht në zyrat e MPB-së për t’u fotografuar, MPB-ja do t’i angazhojë pikat mobile për të shkuar në shtëpitë e tyre për t’i fotografuar.

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë kishte hartuar edhe planin për regjimin e kontrolleve kufitare për periudhën e verës kur kthehen mërgimtarët në vendëlindje duke parashikuar reduktimin e kohëzgjatjes së kontrollimit të pasaportave.