Maqedonia
Maqedoni: Kompanitë varen nga Gjermania, shumica e produkteve eksportohen atje
Kompanitë prodhuese të Maqedonisë së Veriut varen më së shumti nga Gjermania, pasi shumica e produkteve të tyre eksportohen në këtë shtet.
Tani për tani parashikohet që ekonomia më e fuqishme evropiane të hyjë në recesion në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Bota po hyn në një recesion global. Ne patjetër duhet të përballemi me këtë. Dhe tani po paguajmë faturat për dhjetë vjet injektim likuiditeti që nuk funksionoi. Në vitin 2020, qeveria bëri, thënë në mënyrë metaforike, një infuzion për ekonominë dhe atë disa herë gjatë ‘mbylljes’, ne sipërmarrësit morëm ndihmë, por nuk e shfrytëzuam”, u shpreh Sinisha Naumovski, ekonomist, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
Projeksioni i Qeverisë për rritjen ekonomike për këtë vit parashikohet të jetë 2.9 për qind. Sipas Bankës Botërore, ekonomia globale do të ketë rritje prej vetëm 1.7 për qind këtë vit. Ajo që duhet theksuar është se ky institucion financiar ndërkombëtar para gjysmë viti parashikonte gati dyfishin e rritjes së ekonomisë botërore, por kjo nuk do të ndodhë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra