Zhvillim

Maqedoni: “Kjo është çmenduri. Ne jemi të sëmurë mentalë”

Skandali i përgjimeve në Maqedoni po shpërfaq një regjim të korruptuar – BE ja do të zhvillojë hetime

Nëse ndjek mediet e afërta me qeverinë dhe krahas tyre edhe zhvillimet politike në këtë vend, të krijohet përshtypja se në këtë botë ekzistojnë dy shtete që ndryshojnë shumë mes vete, me emrin Maqedoni. Propaganda bën efektin e saj. Në shtetet normale evropiane, fakti se mijëra qytetarë me vite të tëra janë përgjuar në mënyrë ilegale dhe fakti që të dhënat që dalin nga këto telefonata, i kanë vënë nën kontrollin e tyre partia qeveritare, policia dhe drejtësia, do të prodhonin pasoja. Por nuk ndodh kështu në shtetin e vogël ballkanik.

Opozita socialdemokrate publikon suksesivisht bisedat e përgjuara telefonike, të cilat tregojnë, fjala vjen se ministrja e policisë dhe gjykatat veprojnë për interesa të partisë në pushtet dhe se personat e urryer arrestohen dhe dënohen. Telefonatat dokumentojnë një dimension të tillë të korrupsionit dhe të mungesës së shtetit të së drejtës , që do të duhej ta bënte qeverinë të skuqej.

Në njërën nga këto biseda dëgjohet për shembull një zë që i atribuohet kryeministrit Gruevski. Ky kërkon nga ministri i transportit Mile Janakieski që të rrënohet ndërtesa që i takon një politikani opozitar. Ky politikan kishte mbështetur më parë televizionin e pavarur A1 , i cili ndërkohë ishte mbyllur. Telefonatat e përgjuara tregojnë po ashtu se edhe vetë pjesëtarët e qeverisë nuk “duan t`ia dinë” shumë për Gruevskin.

Në një bisedë tjetër të përgjuar ministri i financave Zoran Stavreski e quan politikën qeveritare si “të çmendur” dhe “të papërgjegjshme”. Ai ankohet se buxheti nuk mjafton për projektet megalomane. Në vitet e kaluara qeveria ka urdhëruar ngritjen e qindra shtatoreve dhe dhjetëra ndërtesave reprezentative kiç. “Kjo është çmendi. Me jemi të sëmurë mentalë”, ka thënë Stavreski. “Ne po japim para për çokollata kur nuk kemi as bukë”. Stavreski përshkruan kryeministrin si një “njeri që e ka humbur kuptimin për realitetin”.

Në BE, këto raportime, në mesin e të cilave janë edhe ato për përgjimin e gjashtë ambasadorëve të rëndësishëm në Maqedoni, kanë shkaktuar njëfarë imitimi. Por deri më tash askush nuk e ka vënë në dyshim autenticitetin e telefonatave të përgjuara.
Politikani i CDU-së gjermane Klaus Brähmig e ka përshkruar situatën në Maqedoni si një situatë “me jostabilitet në rritje dhe të paqartë”. Por në BE, si problem kryesor vazhdon të shihet konflikti në mes të qeverisë dhe opozitës. Opozita bojkoton prej muajsh parlamentin, gjë që në fakt nuk përbën asgjë të re. E ngarkuara me punë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini dhe komisari i BE-së Johannes Hahn duan të ndërmjetësojnë. Diplomati holandez Pieter Feith tashmë ka qene në Shkup.
Florian Biber nga Südosteuropa-Zentrum (Qendra për Evropën Juglindore) në Universitetin e Graz-it mendon se qeveria ka ardhur në një pikë nga e cika nuk ka kthim mbrapa. Gruevski sipas Bieber, ka akuzuar opozitën madje se po po përgatiste një puç dhe se po bashkëpunon me shërbimet e huaja të informimit. Ndërsa shefi i opozitës, Zoran Zaev ka thënë se ai i posedon protokollet e përgjimit të shërbimit sekret maqedonas. Njüe normalizim i raporteve në mes të dy kampeve është vështirë i paramendueshëm. “Ose Gruevski bëhet edhe më autoritar ose, ai do të bjerë”, beson Bieber. Ai kritikon po ashtu edhe qëndrimin e vakët të BE-së. “Kritika (nga BE) do të duhej të ishte shumë ë e ashpër dhe do të kurseheshin paratë”, thotë ai. “Sepse këtu kemi të bëjmë edhe me besueshmërinë e BE-së”.
(Der Standard”, Vjenë)

Ministri për shefin e tij, Gruevskin: “Njeri që e ka humbur sensin e realitetit”

Në një bisedë tjetër të përgjuar ministri i financave Zoran Stavreski e quan politikën qeveritare si “të çmendur” dhe “të papërgjegjshme”. Ai ankohet se buxheti nuk mjafton për projektet megalomane. Në vitet e kaluara qeveria ka urdhëruar ngritjen e qindra shtatoreve dhe dhjetëra ndërtesave reprezentative kiç. “Kjo është çmendi. Ne jemi të sëmurë mentalë”, ka thënë Stavreski. “Ne po japim para për çokollata kur nuk kemi as bukë”. Stavreski përshkruan kryeministrin si një “njeri që e ka humbur sensin e realitetit”.