Maqedonia
Maqedoni: Java e dytë e fushatës për president
Raportohet se me hyrjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale në javën e dytë, intensifikohen aktivitetet e kandidatëve dhe premtimet e tyre elektorale në takime me qytetarët, por më të dukshme janë edhe përplasjet mes kandidatëve kundërshtarë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se edhe sot ata vazhdojnë me aktivitetet e tyre zgjedhore në vendbanime të ndryshme të vendit.
Ndërkohë, kandidati për kryetar i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendrovski gjatë ditës do të vizitojë komunat e Dojranit, Bogdancit, Valandovës, ku do të prezantojë programin e tij në takime me qytetarët, ndërsa tubimi qendror do të mbahet në mbrëmje në Gjevgjeli.
Kandidatja për kryetare e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë platformën e saj para qytetarëve në Dollneni, Makedonski Brod dhe Kërçovë.
Kandidati i BDI-së Bujar Osmani paralajmëroi aktivitete në Radovish dhe Shtip.
Kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të zhvillojë disa takime me qytetarë.
Maksim Dimitrievski, kandidati presidencial i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, paralajmëroi se do të ketë një konferencë me mediat, ndërsa nga shtabi i tij zgjedhor njoftoi se për sot nuk janë planifikuar takime me qytetarët.
Kandidatja për presidente nga e majta, Biljana Vankovska, programin do ta prezantojë para qytetarëve në Gazi Babë, në sheshin në lagjen Avtokomanda të Shkupit, si dhe në një tubim në Kumanovë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?