Maqedonia

Maqedoni: Gjenden 80 granata të Luftës së Parë Botërore

Një banor i Manastirit në Maqedoninë e Veriut raportohet se ka gjetur në arën e tij 80 granata të Luftës së Parë Botërore, transmeton albinfo.ch.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme maqedonase.

“Më datë 06.04.2024 në orën 11:00 në Drejtorinë e Policisë Novaci, Z.A. ka raportuar se gjatë punës në arën e tij në fshatin Ribarci të Manastirit ka gjetur 80 granata të vjetra. Për ngjarjen është njoftuar një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë mortajale të kalibrit 60 mm të Luftës së Parë Botërore dhe e ka marrë në mënyrë të sigurt. Është kryer një kontroll”, bën të ditur MPB.