Kosova

Maqedoni: Gjashtë viktima dhe 156 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1227 testime të realizuara, 156 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4820, prej të cilëve 1865 janë shëruar, kurse 222 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje të tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus.