Koronavirusi: çast pas çasti

Maqedoni e Veriut: Shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 2 raste të viktimave me koronavirus, duke arritur kështu në 34 numri total i vdekjeve nga kjo pandemi.

Bëhet fjalë për një pacient 73-vjeçar nga Prilepi, i cili më 1 prill u pranua në spital për trajtim në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Rasti i dytë është një pacient i sapo diagnostikuar nga Kumanova që vdiq në Klinikën e Hematologjisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara rishtas në 24 orët e fundit është 49, shumica prej tyre janë nga Kumanova.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vend tani është 760, dhe 34 i vdekjeve. Në 24 orët e kaluara, 3 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, dhe aktualisht gjithsej 68 pacientë janë shtruar në këtë spital, përcjell Albinfo.ch.