Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Nga fillimi i majit fillon largimi i masave kufizuese

Maqedonia Veriore nga fillimi i majit ka planifikuar largimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit.
Kështu kanë njoftuar autoritetet maqedonase.
“Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce dhe disa ministra të tjerë mbajtën konferencën e parë për media përmes një platforme interneti, pasi të gjithë janë në vetizolim shtëpiak.
Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipce, ka dhënë vlerësime pozitive për masat që janë ndërmarrë në luftën kundër koronavirusit, por që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen deri në kapërcimin e gjendjes së rëndë. Por, ai ka bërë të ditur se edhe pas lehtësimit të masave, do të kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi nga secili prej qytetarëve.
“Dua të informoj qytetarët se pas stuhisë, vjen dielli. Është e qartë se pas gjithë kësaj jeta e secilit prej nesh, e të gjitha institucioneve, do të ndryshojë … edhe kur të lehtësohen masat, kuptohet se tregjet, restorantet dhe kafenetë do të punojnë në një distancë, do të punojnë me kujdes. Nuk do të jetë më njësoj, por unë besoj se të gjithë qytetarët tani më janë të vetëdijshëm për atë që po bëjmë, që këtë gjendje ta përballojmë në mënyrë që mbi të gjitha të ruajmë shëndetin”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë orëve të kaluara janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus, por për herë të parë nuk janë regjistruar viktima, që mbeten në shifrën e 49 të vdekur. Ndërkohë numri i të infektuar ka arritur në 1170.
Në Kumanovë, qytetin më të goditur janë regjistruar vetëm nëntë raste, që gjithashtu është numër i ulët në krahasim me ditët e kaluara. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Shkupi me 401 dhe pastaj Kumanova me 320 të infektuar, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi...
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
Jeta në Zvicër
-
Debat i posaçëm për azilin: Parlamenti dëshiron të kontrollojë më intensivisht kufijtë kombëtarë Zvicra duhet të kontrollojë më intensivisht kufijtë e saj. Pas Këshillit Kombëtar, edhe Këshilli i Shteteve...
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë
-
Çfarë dihet për popullsinë e huaj të Gjenevës në 2025-ën?
-
Zvicra është afër kufizimit të mëtejshëm të reklamave të duhanit
-
Më së shumti aksidente vdekjeprurëse në rrugët zvicerane në 2024-ën, që nga viti 2015