Koronavirusi: çast pas çasti

Maqedoni e Veriut: Edhe 66 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Autoritetet maqedonase kanë raportuar edhe për 66 raste të reja të infektuar me koronavirus, gjithsej në 24 orët e fundit janë realizuar 404 teste.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 15 raste , Kumanovë 18, Prilep 14, Tetovë dy, Strugë 10, Veles gjashtë, Manastiri një, Gostivar një dhe Koçani një.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828, raporton Alsat-M, përcjell Albinfo.ch.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet mbetet 34.