Maqedonia
Maqedoni e Veriut: 7 ditë zie kombëtare për tragjedinë në Koçan
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare, pas tragjedisë në Koçan, ku kanë humbur jetën 59 persona dhe janë plagosur 155 të tjerë.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë, Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur,” thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton albinfo.ch.
Tutje, në seancë u mor vendim që Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe me konstatime të dilet në ditët e ardhshme. Ndër të tjera, është marrë vendim që qeveria të aktivizojë mekanizmin për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
Ndryshe, sipas informacioneve zyrtare, 59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë u lënduan rëndë në zjarrin që përfshiu diskotekën. Autoritetet maqedonase i kanë ndaluar 15 persona si të dyshuar për rastin. Trupat e viktimave janë tërhequr nga vendi ku ndodhi zjarri, derisa po bëhet identifikimi i tyre.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










