Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni: 101 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 101 raste të reja me koronavirus, si dhe është raportuar për 5 viktima të reja.
Nga rastet e reja 57 janë në Shkup, 13 në Kumanovë, 1 në Dibër, 3 në Shtip, 19 në Tetovë, 1 në Strugë dhe Veles, 2 në Manastir, 1 në Ohër dhe Gostivar dhe 2 raste në Resnjë.
Ndërsa viktimat janë njëri nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një në Strugë dhe Gostivar.
Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 22 pacientë të shëruar. 11 janë nga Shkupi, 10 në Tetovë dhe një nga Velesi.
Deri tani janë bërë gjithsej 51.160 testime për koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 5.106, numri i pacientëve të shëruar është 1.926, ndërsa numri i të vdekurve është 238. Momentalisht janë 2.972 raste aktive me Covid-19, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike