Maqedonia
Maqedoni: Do të votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe personat në izolim
Në Maqedoninë e Veriut ka filluar që nga ora 7:00 e mëngjesit, dita e parë e procesit zgjedhor ku po votojnë personat e infektuar me COVID-19 dhe të vetizoluarit.
Procesi i votimit kryhet nga shtëpitë e këtyre personave me ndihmën e ekipit të specializuar nën masa të rrepta sigurie.
Maqedonia e Veriut është në heshje zgjedhore për tre ditë pasi të të dielën në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore e cila ka zgjatur 20 ditë.
Për 120 ulëset në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut garojnë 15 parti politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 persona.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit për herë të parë votimi do të zhvillohet në tre ditë.
Nga 3 e 526 raste aktive të të infektuarve me COVID-19 sa janë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, deri tek komisioni shtetëror i zgjedhjeve janë paraqitur 770 kërkesa për të votuar.
Përderisa të martën më 14 korrik në bazë të të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të votojnë 9 mijë e 20 persona të sëmurë kronikë si dhe të burgosurit dhe ata që ndodhen në arrest shtëpiak.
Të mërkurën më 15 korrik qendrat votuese në Maqedoninë e Veriut do të mbeten të hapura dy orë më shumë se zakonisht, përkatësisht ato do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 21:00.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për votim të sigurt të qytetarëve në përputhje me protokollet e sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive.
Qytetarët në qendrat e votimit do të duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse, maska dhe doreza, si dhe të mbajnë distancë fizike. Me të hyrë në qendrat e votimit do të duhet të dezinfektojnë duart.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar, të mos kenë frikë për shëndetin e tyre sepse jemi kujdesur që të gjitha këshillat votuese t’i furnizojmë me mjete mbrojtëse”.
“Do tu jepen maska të gjithë atyre qytetarëve që për ndonjë arsye nuk i posedojnë të njejtat, kështu që të mund të votojnë dhe realizojnë këtë të drejtë”, ka theksuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Derkovski.
Edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat që të mos vihet në rrezik as jeta e qytetarëve që do të dalin për të votuar dhe as ajo e anëtareve të këshillave zgjedhore.
“Mjafton që tytetarët t’i respektojnë me përpikëshmëri rekomandimet, mbajnë maska, dezifektojnë duart nuk do të ketë asnjë rezik për tu infektuar gjatë votimit” ka theksuar për Radion Evropa e Lirë Arif Latifi, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Kumanovë.
Ekspertët në këtë fushë duke iu referuar praktikave të vendeve që tanimë kanë realizuar zgjedhjet në kushte të pandemisë, thonë se koronavirusi nuk pritet të dekurajojë dhe aq, qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të dalë në votime.
Subhi Jakupi, ish-nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për Radion Evropa e Lirë thotë se fushata zgjedhore e cila është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm i aktivistëve partiak që kryesisht kanë respektuar masat mbrojtëse ka dëshmuar se tek votuesit nuk ka dhe aq frikë për tu bërë pjesë aktive e procesit zgjedhor.
“Mendoj se këtu numri i votuesve për sa i përket daljes në votime do të mbetet i njëjti. Por, duke marrë parasysh se edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë jashtë vendit dhe nuk mund të vijnë në vend për shkak të koronavirusit kjo do të ndikojnë për sa i përket numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje”.
“Megjithatë, çështja e krizës së pandemisë së koronavirusit nuk besoj se do të ketë shumë ndikim në daljen e qytetarëve që ndodhen në vend për të dalë në votime”, tha Jakupi.
Për të ndjekur procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut janë akredituar 2 mijë e 18 vëzhgues të vendit, 81 vëzhgues të huaj.
Për shkak të pandemisë me koronavirusin, misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, për dallim nga zgjedhjet e kaluara që procesi zgjedhorë e ndiqnin me më shumë se 100 vëzhgues këtë herë procesin e zgjedhjeve të parakohshme do ta ndjekin me 9 vëzhgues afatgjatë.
“Ekspertët tonë janë duke ndjekur më shumë lëmi, mes të cilave është administrata zgjedhore, lista e zgjedhësve, fushata zgjedhore si dhe financimi i fushatës, mbulimi mediatik i fushatës, etj ”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Laima Andrikiene ,shefe e misionit vëzhgues të OSBE-së.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin caktuar të mbahen më 12 prill, por për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit ato u shtynë deri tash.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave