Maqedonia

Maqedoni: 7 viktima të reja nga koronavirusi

Në 24 orët e j janë regjistruar shtatë viktima të reja.

Alsat mëson se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi. 6 viktima në Spitalin ‘8 shtatori’ dhe një në Klinikën për sëmundje infektive.

Njëri nga viktimat është i moshës 83-vjeçare, një tjetër nga Ohri i lindur në vitin 1976 dhe një i lindur në vitin 1947.
Ndërkohë që jozyrtarisht mësojmë se numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 89.

Ndryshe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar konferencë për shtyp në orën 15;00.