Maqedonia
Maqedoni: 5 viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19
Shërohen 125 pacientë
120 të infektuar, 5 të vdekur dhe 125 të shëruar, është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1367 teste, njofton Ministria e Shëndetësisë. Dy viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.
“Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient i moshës 65 vjeçe. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 46-vjeçare, tek e cila prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes. Në spitalin e Kozles jetë ka ndërruar një paciente 85-vjeçare. Në Tetovë në kushte spitalore kanë ndërruar jetë dy persona të moshës, 78 dhe 76 vjeçe, ku njëri prej të vdekurve është diagnostikuar me Covid-19 pas vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 63 raste, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastiri-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë -1.
Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7244 persona të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 3324 janë shëruar, kurse 351 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3569 raste aktive me Covid-19.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik