Maqedonia
Maqedoni: 4 viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19
123 persona janë shëruar
Katër pacientë kanë ndërruar jetë nga virusi korona në 24 orët e fundit. Ata kanë qenë të shtruar në spitalin “8 sh,tatori” ishin të moshave 51, 56, 58 dhe 67 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 954 teste të bëra.
Në Shkup janë regjistruar 64 raste të reja, në Tetovë 14, në Ohër 7, nga 5 në Strugë, Kërçovë dhe Resnjë, nga 4 të infektuar në Kumanovë dhe Dibër, 3 në Manastir, nga dy raste të reja në Shtip, Prilep, Gostivar dhe Shën Nikollë dhe një rast i ri në Makedonski Brod.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 123 pacientë të shëruar. 92 nga Kumanova, 17 nga Shkupi, 5 nga Resnja, 4 nga Tetova, 2 nga Shtipi dhe nga një i shëruar në Prile, Veles dhe Kërçovë.
Numri total i rasteve aktive në Maqedoni është 3550 të infektuar. Që nga fillimi i epidemisë janë prekur 6454 persona, prej të cilëve 2598 janë shëruar ndërsa 306 kanë ndërruar jetë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik