Maqedonia
Maqedoni: 300 mjekë shqiptarë u larguan nga vendi në 5 vitet e fundit
Një nga arsyet përse punonjësit shëndetësorë po largohen nga kujdesi shëndetësor publik i Maqedonisë, është stërngarkimi me punë administrative në vend të asaj profesionale për të cilën paguhen, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.
Sipas Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, në 5 vitet e fundit, më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke u larguar jo vetëm mjekët e rinj, por edhe ata në moshë, si dhe personeli tjetër mjekësor.
“Është e qartë se mungojnë mjekët. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 70% e pacientëve trajtohen në spitalin shtetëror në Shkup. Ne do të parandalojmë migracionin nëse u japim njerëzve një punë dhe mundësi për t’u arsimuar, duhet të bëjmë diçka, disa ndryshime rreth arsimimit, kemi pasur 4 vjet specializim dhe 2 vjet subspecializim”, tha Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Por tendenca e largimit të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor është e pranishme në të gjithë Evropën, thonë shoqatat mjekësore. Por në vende si Maqedonia, largimi i mjekëve mund të jetë gjithashtu një arsye për mbylljen e disa reparteve.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?