Maqedonia
Maqedoni: 3.714 raste aktive me Covid-19
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 10.754, numri i pacientëve të shëruar – 6,554, numri të vdekurve – 486 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3714.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, janë bërë 102.317 testime në Kovid-19. Ende janë në fuqi masat për mbajtjen e maskës mbrojtëse, mosgrupim dhe respektim i distancës. Janë sjellë edhe protokolle për funksionim në pothuaj të gjitha rajonet.
Më së shumti raste aktive ende regjistrohen në Shkup, ku ka 1.488 raste, në Kumanovë janë aktivë 246, Dibër 195, Shtip 425, Prilep 53, Tetovë 226, Strugë 195, Veles 18, Manastir 72, Ohër 84, Kavadar 43, Gostivar 260, Gjevgjeli 11, Strumicë 20, Kriva Pallankë 10, Radovish 23, Krushevë 9, Koçan 23, Probishtip 20, Demir Hisar 27, Makedonski Brod aktiv 16, Berovë janë aktivë 2, Vinicë 10, Dellçevë 4, Kratovë 7, Sveti Nikollë 175, Kërçovë 102, Resnjë 32 dhe Negotinë 5 raste.
Sipas komunave në Shkup më së shumti raste aktive ka në Çair dhe Aerodrom, nga 171, Butel – 97, Gazi Babë – 145, Qendër – 130, Karposh – 136, Saraj – 78, Kisella Vodë- 157, Gjorçe Petrov – 107, Studeniçan – 64, Shuto Orizare – 117, Haraçinë – 26, Ilinden – 23, Petrovec – 18, Çuçer Sandevë – 9, Sopishtë – 23, Zelenikovë- 7, të huaj – 4 dhe të papërcaktuar 5 raste.
Në Klinikën Infektive janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 84 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 46 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore.
Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar nëntë pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19 dhe një fëmijë pozitiv në virus.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 15 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 100 pacientë. Në makinë respiratore janë tre pacientë.
Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 31, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 41 pacientë.
Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 113 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.
Komisioni për sëmundje infektive ka mbajtur takim me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku u bisedua për fillim të funksionimit të kopshteve për fëmijë.
“Konkluzioni është se Komisioni rekomandon që MPPS dhe komunat të gjejnë zgjidhje për kapacitet hapësinore. MPPS të japë propozim datë për hapjen e kopshteve, në pajtim me mundësinë për plotësimin e kushteve për mbajtjen e protokolleve, të cilat i ka përpunuar Komisioni për sëmundje infektive”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Grupi i punës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të ketë takim me Komisionin për sëmundje infektive të martën ose të mërkurën që të konfirmohet versioni përfundimtar i planeve dhe protokolleve se si të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori në kushte të epidemisë së Kovid-19.
Zëvendësministrja për Arsim dhe Shkencë, Elizabeta Naumovska për MIA-n ka deklaruar se grupi i punës gjatë fundjavës së vazhduar do të punojë në finalizimin e gjitha detajeve në dokumentet që do t’u prezantohen anëtarëve të Komisionit me të cilët edhe deri tani kanë pasur takime konsultative.
Versioni final, siç tha, pastaj duhet të kalojë në seancë të Qeverisë, ndoshta pas festës, të mërkurën dhe shpreson se deri të premten versioni i miratuar do t’u dërgohet shkollave që të përgatiten dhe adaptohen sipas kushteve. Më 10 gusht do të prezantohet edhe për opinionin.
“Kemi modele dhe ua lëmë vetë pushteteve lokale të cilët kanë edhe shtabe të krizës të bëjnë vlerësim se cilin model që do ta ofrojmë dhe cilën periudhë do të jetë në interes sipas pasqyrës epidemiologjike. Qëndrimi jonë si dhe i shumë vendeve tjera në botë është që mësimi të organizohet me prani fizike të nxënësve dhe respektim të masave të mbrojtjes. Ajo do të varet edhe nga mjedisi, nëse ka ose jo të sëmurë nga virusi. Nuk do të jetë problem për mjediset më të vogla dhe rurale me numër më të vogël nxënësish. Mësimi me prani fizike nuk është me rëndësi për filloristët, veçmas për më të vegjlit, nga e para deri në klasën e tretë, pasi ka edhe prind të cilët nuk mund t’u ndihmojnë. Këtu është shumë me rëndësi edhe vetë socializimi i atyre fëmijëve”, ka thënë Naumovska.
Atje ku do të ketë mësim në largësi, ka thënë ajo, “nuk do të thotë se modeli e-mësimi do të aplikohet gjatë gjithë vitit shkollor, por që derisa sa zgjat rreziku nga virusi edhe do të mund të kalohet nga një në model tjetër”.
Mësimi i kombinuar do të mund të apikohet me rotacion të nxënësve nga një paralele- njërët të cilët do të shkojnë në shkollë dhe tjerët që onaljn nga shtëpia dhe njëkohësisht do ta ndjekin mësimin. Rotacioni do të ishte dy javë. Për ata me numër maksimal, 34 nxënës në Shkup dhe në qytete tjera do të kërkojnë, siç tha Naumovska, “komunat të ndihmojnë me hapësirë plotësuese që të mund të vendosen nxënësit”.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse