Maqedonia
Maqedoni: 2.753 raste aktive me koronavirus
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni si të infektuar me koronavirus janë regjistruar 4.820 raste. Tani raste aktive janë 2.753 të infektuar, përcjell albinfo.ch.
Më shumë raste aktive ka në Shkup, përkatësisht 1,593. Sipas komunave, në kryeqytet në përmbyllje me ditën e djeshme, shumica janë nga Çairi – 352, Aerodromi – 127, Butel – 117, Gazi Baba – 128, Qendra – 123, Karposhi – 108, Saraj – 109.
Kjo rritje drastike e numrit të rasteve pozitive me koronavirus, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, është falë mosrespektimit të masave të vendosura.
“Parashikimet e epidemiologëve, këtë dua ta them me rezervë, janë që nga java e ardhshme, periudhën që vijon mund të pritet se edhe vatra e Shkupit do të ulet gradualisht”, tha ministri.
15 për qind e të infektuarve me virusin COVID-19 në Maqedoni janë shtruar në spital, disa janë me simptoma më të buta dhe janë në trajtim shtëpiak dhe pjesa tjetër janë raste asimptomatike./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik