Kosova
Maqedonci takon Komitetin për Siguri të Bundestagut, e informon për kërcënimin nga bazat ushtarake të Serbisë
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman.
Ekipi ishte i udhëhequr nga kryetarja e këtij Komiteti, Marie Agnes Strack Zimmermann, të cilën e ka njoftuar mbi situatën e sigurisë në vend.
Maqedonci është deklaruar mbi kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.
“Në këtë takim produktiv e njoftova kryetaren e Komitetit, znj. Marie Agnes Strack Zimmermann dhe anëtarët e këtij komiteti mbi situatën e sigurisë në vend, kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën për stabilitetin e vendit dhe rajonit, gjë që duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar, ndërsa i informova dhe për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës dhe praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’