Kosova
Maqedonci: Kosova do të prodhojë municione edhe për eksport
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka dhënë disa detaje rreth marrëveshjes së nënshkruar me Turqinë, ku qeveria nënshkroi të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.
Maqedonci tha se fokusi i marrëveshjes ka qenë fabrika e municionit, sipas tij, kjo do të bëhet me financim nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pajisjet do të sigurohen nga shteti turk.
“Ne kemi nënshkruar kontratën dhe pas nënshkrimit fillon edhe puna për funksionalizimin e kësaj fabrike. Do të jetë një ndërmarrje publike që do të menaxhojë komplet fabrikën dhe qëllim kryesor do të ketë prodhimin e municione 5.56 dhe 7.62, municione këto që përdoren nga njësitë e hetuesisë dhe njësitë ushtarake dhe që janë municionet që më së shumti shpenzohen edhe gjatë operacioneve, por edhe gjatë trajnimeve”, tha Maqedonci për Euronews.
Ai theksoi se prodhimi nuk do të bëhet vetëm për furnizimin e institucioneve vendore, por edhe për eksport.
E-Diaspora
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar që...
-
Gjermanët po varfërohen
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Cilët sektorë kanë pagat më të ulëta në Zvicër? Sindikatat kanë bërë një bilanc të negociatave të pagave 2025 në Bernë. Në disa sektorë do...
-
Shkaqet më të zakonshme të vdekjeve në Zvicër në vitin 2023
-
Zvicër: Shumica duan që telefonat të ndalohen në shkolla
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
-
Zvicër: Çfarë do të ndryshojë në vitin 2025 për trafikun rrugor