Lajme
Maqedonasit nervozohen nga thirrjet drejtuar mërgatës shqiptare për regjistrim
Edhe përskaj paralajmërimeve të autoriteteve se regjistrimi është operacion i pastër statistikor, i nevojshëm për krijimin e politikave të ardhshme zhvillimore të vendit, aktivitetet e fundit të funksionarëve shqiptarë që në mënyrë intensive agjitojnë që mërgata shqiptare të regjistrohet, janë vetëm vërtetim se regjistrimi është shumë më i rëndësishëm se sa vetëm statistikë.
Ky agjitim i funksionarëve shqiptarë ka shkaktuar edhe nervozë te pala maqedonase dhe mediumet e tyre të cilët kanë kritikuar ashpër edhe thirrjen e fundit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti ndaj mërgatës shqiptare të regjistrohet, duke e quajtur si përzierje në punët e brendshme të shtetit, shkruajnë mediat në Shkup, përcjell Albinfo.ch.
Pas shumë apeleve të shumë figurave publike shqiptare në vend dhe jashtë saj, por edhe pas mobilizimit të diasporës nëpër shoqata të ndryshme shqiptare në Zvicër, Austri, Gjermani, SHBA, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Itali etj, është rritur numri i mërgatës shqiptare që janë regjistruar ditëve të fundit, përkatësisht vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11.500 persona.
Por përveç shoqatave, organizime po bëhen edhe nëpër xhami në diasporë, si p.sh. nga kryesia e xhamisë “Drita” në Pralten të Zvicrës, por edhe në xhaminë e Çikagos ku me anë të një postimi në Facebook u apelojnë shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë probleme me regjistrimin nëpërmjet platformës, https://census.stat.gov.mk/ që ato të paraqiten në objektet e xhamive përkatëse ku do tu ndihmohet në regjistrimin e tyre.
Ky regjistrim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse shumë të drejta që përcakton Kushtetuta e vendit, varen nga përqindja e një bashkësie etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se procesi i regjistrimit të diasporës po zhvillohet pa probleme, ndërkohë që janë regjistruar më shumë se 120 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut në diasporë, duke nënvizuar se presin që të përshpejtohet dinamika e regjistrimit nga vetë mërgata, gjatë ditëve në vijim.
Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave thotë se në bazë të kësaj situate, dikasteri që ai drejton pret që, deri më 21 prill të regjistrohen më shumë se 300 mijë qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjenden jashtë vendit.
Të gjithë qytetarët me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë jashtë vendit, mund të regjistrohen vetë deri më 21 prill të këtij viti.
Nëse këtë nuk arrijnë ta bëjnë vetë këtë gjë, atëherë regjistrimin e tyre mund ta bëjnë të afërmit, të cilët ndodhen në Maqedoninë e Veriut gjatë realizmit të procesit të regjistrimit.
Video udhëzuese hap pas hapi, për vetëregjistrim të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit, gjegjësisht mërgatës tonë.
Procesi i vetëregjistrimit që ka filluar me 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, nëpërmjet aplikacionit elektronik në faqen e internetit: census.stat.gov.mk
Video: https://fb.watch/3-7yKeR3pq/
Më shumë infromata në numrat e telefonit:
389 75 268 732 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 734 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 745 (Viber, WhatsApp)
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë