Shkurt.ch
Maqedonasit dëshirojnë ta “rrëmbejnë” Kasamin
Federata fitbollistike e Maqedonisë dëshiron të na e “rrëmbejë” kampionin botëror të U17, Pajtim Kasami, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”. Ende nuk dihet se si do të vendosë super talenti shqiptar?! Ai është rritur në Zvicër, ndërsa prejardhja e tij është nga Maqedonia dhe tani për shqiptarin 18-vjeçar është një provë e vështirë.
Në horizont është duke u parë një ftesë për kombëtaren maqedonase. Mbetet të vërtetohet nëse mesfushori univerzal ka durim të presë edhe ftesën e kombëtares zvicerane? Në vjeshtën e vitit 2009, në mënyrë briliante Pajtimi e dërgoi Zvicrën në piedestalin më të lartë të futbollit të grupmoshave U17, duke u bërë kampione e botës në futboll. Pas kësaj, nuk u ndalën ftesat e ekipeve të mëdhenj për të pasur në radhët e tyre një super talent, ndërsa koha e tij si junior kishte kaluar. Kasami vendosë të kalojë nga Lazio e Romës te Bellinzona. Por, aty nuk qëndron shumë dhe kalon te ekipi i Palermo në Serinë A.
Në 22 ndeshje të Palermo, ai ishte si titullar në sezonin aktual, duke fascinuar tifozët me lojën e tij në të gjitha pozicionet e mesfushorit. Kasami u bë i adhurueshëm edhe te ndërmjetësuesi i lojtarëve Mino Raiola, përndryshe menaxher i yjeve botërorë siç janë Ibrahimoviç, Balotelli apo Van Bommel. Kombëtaren zvicerane të grupmoshave U19 ai e kaloi me sukses dhe me U21 u kualifikua për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në qershor të këtij viti dhe ku pritet që të tregojë talentin e tij. Angazhimi i tij në kombëtaren zvicerane, do të duhej të jetë vetëm një pikëpyetje e kohës. Pra, nuk është befasi se përse Federata futbollistike e Maqedonisë dëshiron ta ketë në radhët e saj këtë super talent.
Që nga koha e Kasamit në Romë, me të kishte luajtur edhe lojtari maqedonas Goran Pandev dhe tashmë gjërat janë konkretizuar: Trajneri i kombëtares maqedonase Mirsad Jonuz, dëshiron ta ftojë Pajtim Kasamin për ndeshjen kualifikuese për KE, që do të luhet më 26 mars të këtij viti, kundër Irlandës. Pajtimi është i lindur dhe i rritur në Andelfingen (ZH).
Anëtarët tjerë të familjes janë nga Struga. Natyrisht se në gjoksin e Pajtimit rrahin dy zemra. Vallë a do ta pranojë ai ofertën e Maqedonisë? “Interesi i maqedonasve më nderon shumë”, ka deklaruar Kasami në një pyetje të bërë nga “SonntagsBlick”. “Por, për momentin jam i kënaqur vetëm me pjesëmarrjen në KE të U21-shit me Zvicrëm dhe shpresoj që një ditë do të pranoj edhe ofertën nga kombëtarja zvicerane”, ka vazhduar Pajtimi. Ndërsa këshiltari i Pajtimit, Raiola plotëson:
“Pajtimi tashmë kohë të gjatë ka luajtur për juniorët zviceranë, qëllimi është që më vonë ai të luajë për kombëtaren zvicerane”. Pajtimi është i bindur se për tu nominuar në kombëtaren zvicerane, do të duhet të kalojë edhe pak kohë. “Do të pres me durim. Këshilltari im nuk më ka udhëzuar se për cilin ekip duhet të luaj, ai vetëm më ka thënë se për cilindo ekip që të luaj, do të duhet ta mbaj me krenari fanellën”, ka përfunduar Kasami.
Në Federatën futbollistike zvicerane, lehtësimi është i madh. Peter Knäbel, drejtori teknik ka deklaruar: “Vendimi tregon qartë për karakterin e lojtarit. Po ashtu edhe për atraktivitetin e kombëtares zvicerane. Jemi duke e vëzhguar Pajtimin shumë qartë, pasi Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka nga ekipi i kampionit botëror, janë në zhvillim e sipër”. Kasami dhe Xhaka, dy futbollistë super të talentuar, të cilët për 15 vitet e ardhshëm do të na ofrojnë shumë kënaqësi, përfundon “Blick”. Vlen të theksohet se kohë më parë, po e njëjta gazetë kishte reaguar përse Pajtimi golat e tij i feston me shqiponjën dykrenare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?