Shkurt.ch
Manuel Bessler, shef i ri i Trupave Humanitare të Zvicrës
Krahas këaj, Bessler është emëruar edhe zëvendësdrejtor i DEZA-s (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim)
Qeveria e Zvicrës ka emëruar juristin dhe punëtorin humanitar Manuel Bessler për shef të Trupave Zvicerane për Ndihma Humanitare. Në këtë pozicion ai do të kalojë nga tetori i këtij viti, bën të ditur Departamenti i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Zvicrës.
Krahas këaj, Bessler është emëruar edhe zëvendësdrejtor i DEZA-s (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim), njofton drs.ch.
Aktualisht Bessler është duke udhëhequr Byronë Koordinuese të Kombeve të Bashkuara për punë humanitare në Pakistan. Para kësaj, ai ka punuar si avokat dhe në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.
Bessler në këtë post i zë vendin Toni Frisch-it, i cili për dhjetë vite ka udhëhequr Trupat Zvicerane për Ndihmë Humanitare. Ky i fundit, nga tetori del në pension.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun