Muzikë
“Elbenita Kajtazi në rolin e Manon, magjeps të gjithë në Operën e Hamburgut”
"Elbenita Kajtazi është dielli, rreth të cilit sillen të gjithë. Vërtet, çfarë debutimi i suksesshëm!", shkruan revista gjermane Opergestalten.de
Në rolin e Manon, Elbenita Kajtazi është dielli, rreth të cilit sillen të gjithë, edhe kur ajo është e veshur thjesht me stil country dhe jo vetëm kur ka të veshur gëzof dhe veshje të bukura. Vërtet, çfarë debutimi i suksesshëm!, shkruan revista gjermane online për opera, Opergestalten.de.
Në aktin e parë, me djallëzi naive, ajo hyn në skenë me një shportë në duar dhe një çantë shpine, kurioze për botën dhe nuk heziton të provojë gjëra të ndaluara, si alkooli dhe cigaret, transmeton albinfo.ch. Që në fillim ajo mahnit me timbrin e sopranos së saj të pastër kristal, tonet e larta të vendosura pa mundim, tranzicionet e pastra dhe lehtësinë me të cilën ajo kombinon lojën dhe këndimin në një njësi magjepsëse.
Ajo bind si një dashnore e freskët e shkujdesur si dhe një dashnore që nuk i reziston dot tundimit të parave dhe famës. Me delikatesë dhe bukuri ajo intonon „Adieu, notre petite table“.
Në aktin e dytë, Kajtazi gjithashtu frymon nga gëzimi i jetës, duke përdorur zërin dhe gjestet me mjeshtëri për të nxjerrë nga Konti Des Grieux vendndodhjen e djalit të tij. Në skenën e përmendur tashmë në manastir, Kajtazi në fakt arrin të shprehë dëshpërimin e Manon… Së fundi, del që gruaja e cila mund të shijojë vetëm ekstremet, si shumë alkool dhe rrezikun e ruletit rus, bëhet ajo që e kupton se ka mbaruar, përcjell albinfo.ch. Duke qenë afër vdekjes, ajo i njeh gabimet dhe dashurinë e saj.
Përgjatë aktit të pestë, Kajtazi dhe Enea Scala na ofrojnë një moment magjepsës pas tjetrit. Nuk mund të thuhet ndryshe, këtu dy role gjetën dy aktorë të përshtatshëm që u duartrokitën me meritë.
Manon është një operë e kompozuar me dialog të folur, disa skena a cappella në pjesën e parë, arie të bukura dhe gjithashtu ka tema të përsëritura që nënvizojnë dhe sqarojnë emocione dhe situata të ngjashme me lajtmotive.
Dirigjenti Nicolas André dhe Orkestra Shtetërore Filarmonike e Hamburgut si dhe kori i Operës Shtetërore të Hamburgut, janë në nivel. Duke nxjerrë në pah hijeshinë shumë të veçantë të muzikës së Massenet-it, savoir vivre franceze, si dhe pasionin dhe dramën Puccini`ane, duke vendosur thekse me saktësi dhe ndjeshmëri, arrijnë pa mundim të zotërojnë kurthet e vështira të kësaj opere.
(Fotot: Shuk Orani)
E-Diaspora
-
Falë angazhimit diplomatik, Kosova figuron si shtet i pavarur në bankat gjermane Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka të tjera gjermane Kosova do të figurojë...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?