Literaturë

Manjola Brahaj, poetja më e mirë në mesin e 160 konkurrentëve nga Ballkani

Në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është mbajtur Festivali Ndërkombëtar “Shkëndijat Letrare 2019”, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e rreth 160 konkurrentëve nga i gjithë Ballkani, çmimin “Poetja më e mirë e huaj” e ka fituar poetja përfaqësuese e Kosovës, Manjola Brahaj Halili.

Manjola Brahaj Halili (Facebook)

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ndarë lajmin dhe është shprehur e nderuar për çmimin.

“Ishte një përvojë e bukur dhe që më bëri të ndihem e nderuar.  Falenderoj organizatorët edhe për pëkthimin në maqedonisht dhe botimin në përmbledhjen e botuar nga festivali”, ka shkruar ajo në Facebook.

Manjola Brahaj Halili (Facebook)