Kosova

Manipulon regjistrimin e automjetit për ta importuar në Kosovë

Hetuesit gjetën manipulime në dokumentin e regjistrimit. Arsyeja dyshohet të jetë në rregulloret e importit në Kosovë për automjete e përdorura

Nuk është regjistruar sipas rregullave, nuk është siguruar dhe për më tepër, ka shenja të fshirjes me gomë në dokumentin e regjistrimit të automjetit, shkruan pnp.de.

Një shtetas kosovar 36 vjeç është akuzuar për këto shkelje ndërsa donte të udhëtonte nga Franca në Kosovë me makinën e tij të blerë së fundmi, transmeton albinfo.ch. Ai është kontrolluar nga hetuesit e Policisë Kufitare në Piding, Gjermani.

Kur i kontrolluan dokumentin francez të regjistrimit të automjeteve, hetuesit gjetën manipulime (fshirje) në të.  Arsyeja për një gjë të tillë dyshohet se ka të bëjë me rregulloret e importit për automjete të përdorura në Republikën e Kosovës.

Fakti nëse makina që ai po përdorte gjatë inspektimit ishte e siguruar apo regjistruar siç duhet, duhet të përcaktohet vetëm gjatë hetimeve të mëtejshme në konsultim me autoritetet franceze.

Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe do t’i dërgohet zyrës së prokurorit publik në Traunstein së bashku me padinë, përcjell albinfo.ch. Vazhdimi i udhëtimit të kosovarit me makinën e tij u parandalua, për shkaqe procedurale.