Kuriozitete

Manipulimet politike në Facebook, hulumtimi i “The Guardian” përmend Shqipërinë

Facebook ka mundësuar dhe në disa raste ka toleruar faktin që disa liderë politikë, veçanërisht në vende autoritare ose pak të zhvilluara, të përdorin faqe të krijuara artificialisht për të gjeneruar përkrahje artificiale ndaj tyre ose sulme dhe lajme të rreme ndaj kundërshtarëve.

Kjo është akuza e prestigjiozes britanike “The Guardian” ndaj rrjetit të njohur social, dhe që do të nxisë më shumë debatin për ndikimin që ka “krijesa” e Mark Zuckenberg.

Gazeta e njohur bazohet në dokumente të brendshme të kompanisë amerikane, si dhe në detajet e dhëna nga një ish-punonjëse e kompanisë, që merrej specifikisht me këtë fushë deri në pushimin nga puna në shtatorin e kaluar, Sophie Zhang.

Investigimi merr parasysh të paktën 30 raste në 25 vende të ndryshme të botës, ku përfshihet edhe Shqipëria. Për vendin tonë, “The Guardian” flet për një “network” shqiptarë që prodhonte komente të rreme, që sipas burimeve të tyre i referoheshin personave afër qeverisë, por që investigimi i Facebook nuk vijoi më tej.