Muzikë
Manifestim i suksesshëm i SHKA “Ilirët” nga Lozana
Pothuajse çdo vend ka grupe me valle dhe këngë popullore, por të rralla janë grupet që arrijnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre 25 vjet me radhë. SHKA “Ilirët” në Lausanne,në nëntorin e këti viti do të mbushë 25 vjet krijimtari, duke siguruar vazhdimësinë e vlerave tradicionale dhe kulturore shqiptare. “Ilirët”, në bashkorganizim me Ministrinë e Diasporës, Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, SHKA “Rapsodët” dhe SHKA-”Dona”, me 40 anëtarët e saj në tribunë, shfaqi edhe këtë vit origjinalitetin dhe autenticitetin e saj përballë një publiku të etur për tradita.
Vallet, muzika, kostumet, kërcimtarët, këngëtarët, shënuan dhe zbukuruan gëzimin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Përtej ndryshimeve kulturore dhe shoqërore, këto grupe, siç janë “Ilirët”, janë bërë urëlidhës dhe frymëzues për ata që janë larguar nga kultura popullore. Falë punës dhe pasionit të përgjegjësve të shoqatës, siç është kryetari Ilir Bytyqi,Fatime Kalimashi,Flamur Shala,Sahit Bytyçi,Sylë Ajdari,Bajram Kukaj,Erzen Susuri,Blendi Mustafa,Isa Krasniqi dhe këshillit të prindërve të shoqatës, të rinjtë u paraqitën para publikut me një shfaqje plot këngë dhe valle popullore, ku mbretëroi hare dhe gëzim.
Përpos grupeve kulturo-artistike, “Ilirët” ndan këtë përvjetor me personalitete politike zvicerane, si zoti Pierre – Yves Maillard, shef i Qeverisë së kantonit të Vaudit dhe shef i Departamentit të shëndetësisë, zonja Rebecca Ruise, kandidate potenciale për shefe të ardhëshme të qeveris se Vaudit , përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës nga Gjeneva, të cilët dolën në skenë për një fjalim rasti.
Nën duartrokitjet e nxehta dhe dinamike, programi i shoqatës kulturo-artistike arriti të kënaqë sallen e madhe të Grande Vennes të mbushur me qindra pjesëmarrës ,përgjat disa orëve program.
Komiteti organizues ka hartuar një vlerësim pozitiv të këtij takimi. Risitë nisur këtë vit duket të kenë tërhequr publikun, sipas Ilir Bytyqit, president i shoqatës Ilirët. Mbrëmja, e cila u zhvillua në Lozanë, ka mbledhur më shumë se 500 veta, kurse objektivi për të nxjerrë në pah diversitetin dhe pasurinë e valleve shqiptare është arritur plotësisht.Iliri falenderon edhe sponzorët si: iDimmobilier sa-Driton Imeraj,Garage Carroserie d’Echallens-Vëllezërit Faton dhe Ilir Shabani ,Pneus 111-Bekim Sulejmani,Hoxha Transport-Adnan dhe Luan Hoxha,Burek-Hasi-Haxhi Maroshi.
Për të shënuar 25-vjetorin e saj, SHKA “Ilirët” nga Lausanne fton të gjithë dashamirët e muzikës folklorike më 30 nëntor 2019 në Salle de Grande Vennes (Lausanne), për të festuar këtë çerek shekulli. Pa dyshim se publiku gjithmonë fisnik do të zbulojë një mbrëmje të jashtëzakonshme me plot të papritura, premtojnë përfaqësuesit e shoqatës.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve