Gjuha
Manifestimi për Skënderbeun, kryevepër e Shkollës Shqipe në Affoltern am Albis
Ky manifestim ka një kohë të gjatë që ka qenë në agjendën e Shkollës Shqipe në Affoltern am Albis. Betimi i fatosëve ishte se do t`i befasonin me daljen në skenë prindërit, mësuesit dhe mysafirët e shumtë të ardhur edhe nga Kosova dhe Shqipëria. Dhe ai u realizua
Të gjithë shqiptarët në këtë trevë jetonin me ditën e 22 Qershorit në medn, ditën kur fatosat e Shkollës Shqipe do të interpretonin në pjesën teatrale kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ky manifestim ka një kohë të gjatë që ka qenë në agjendën e Shkollës Shqipe në Affoltern am Albis. Betimi i fatosëve ishte se do t`i befasonin me daljen në skenë prindërit, mësuesit dhe mysafirët e shumtë të ardhur edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
Këshilli organizativ me kryetaren Znj Sahadete Rashiti në krye, qysh nga mëngjesi kishte mësyrë amfiteatrit Aula në Affoltern am Albis për rregullimin e skenës.
“Mrekulli! Kruja në Affoltern am Albis”!
Aq shumë ishin të mobilizuar këshilli prindëror, këshilli organizativ, sepse kishin premtuar se do të bënin një spektakël në mërgatë me nxënësit, mësuesin e tyre Vaxhid Sejdiun.
Skena e rregulluar nga Këshilli Organizativ në mënyrë brilante, aq sa dukej sikur jemi në vendëlindje. Mbulimi i ulëseve me flamurin kombëtar jepte përshtypjen se jemi në vendlindje.
Nxënësit sikur zogjtë bëheshin gati me veshje kombëtare sikur të jenë ushtarët e Skënderbeut.
E gjithë skena ishte porositur nga vendlindja. Atje, kryetarja e Këshillit Prindëror kishte shkuar enkas për këtë qëllim ashtu si dhe në Shqipëri për të sjellë Flamurin e Kombit nga Vlora. Po ashtu edhe prindërit që kishin në pushime në atdhe, ishin përkujdesur për veshjet kombëtare.
Çfarë mobilizimi, çfarë shembulli!
Erdhi momenti i fillimit të shfaqjes teatrore. Fëmijt nuk dukeshin sepse perdet ishin të mbyllura.
Ndodhi hapja e skenës, mysafirët mbetën të shtangur, filluan duartrokitjet, disa me lot në sy e përcjellin shfaqjen, të habitur nga skenografia e përgaditur nga Këshilli Organizativ i këshillit të Prindërve si dhe interpretimi i roleve dhe origjinaliteti i shqiptimit të fjalëve nga nxënësit.
Në fund lajmëtari i fitores tha: “Rroftë Flamuri Shqiptar! Rroftë Skënderbeu!”.
Të gjithë në këmbë
Në shenjë nderimi u ngritën në këmbë Prof.dr.Zymber Neziri, Prof.Dr.Shkodran Imeraj këshilltar i ministrit të arsimit të Republikës së Kosovës; Prof.Dr.Teki Kurti; Prof.Dr.Frashër Demaj; Veprimtari dhe atdhetari Riza Demaj; z.Bajram Mulaj këshilltar per Diasporë i Kreministrit Haradinaj, znj. Lirije Bajrami, drejtoreshë e Shkollës Shqiptare të vallzimit Shota.
Pas shfaqjes, fjalën e mori kryetarja e këshillit prindëror znj Sahadete Rashiti e cila u ngjit në sken ne tingujt e këngës “Mos ua prishni lumturinë”.
Apeli i kryetares ishte që të gjithë së bashku mund t`i themi jo të keqes pra ta luftojmë asimilimin sepse këtë ua kemi borxh fēmijëve.
Pastaj Riza Demaj tha se ky këshill me në krye me një nënë të 4 fëmijëve i bëri ballë të keqes dhe fituan ndaj të keqës.
Shkodran Imeraj ishte i entuziazmuar me organizimin perfekt që do të mbahet mend gjatë.
Prof.Dr. Zymber Neziri doli me lot në sy sepse, siç e th ai, ishte kënaqësi ti dëgjosh fëmijët në një shfaqje të tillë teatrore.
Vlen të theksohet thënia e tij se “syri im nuk ka parë kësi manifestimi këto 7 vitet e fundit as në diasporë e as në Kosovë ose në Shqipëri.
Prof Dr.Teki Kurti po ashtu duke i fshirë lotët doli për t`i përshëndetur të pranishmit.
Zn.j Lirije Bajrami apeloi që prindërit të mos hezitojnë t`i dërgojnë fëmijtë në Shkollën Shqipe.
Të gjithë mysafirët duke u ngjitur në skenë përcilleshin me tingujt e këngëve shqipe.
Befasi për të gjithë ishin edhe vallet nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimt “Shota” që vetëm sa e mbajtën intensitetin dhe kënaqësinë e këtij manifestimi. Ky ishte një gërshetim i mrekullueshëm i teatrit dhe i Shotës.
Këshilli prindëror në përmbyllje të manifestimit ndau mirënjohje për: Ambasadorin e Shqipërisë në Bernë, z.Ilir Gjoni; Ambasadoren e Kosovës, znj.Nazane Breca dhe për veprimtarin z.Riza Demaj.
Ndërsa për kontribut në pjesën teatrale iou ndanë mirënjohje edhe ish nxënësit e Shkollës Shqipe: Dijar Rashiti, Anduena Sjarina dhe Vlera Kastrati.
I gjithë manifestimi është transmetuar nga Radio Televizioni i Kosovës.
Meritat për këtë organizim u takojnē të gjithëve: nxënësve, mësuesve por në veçanti Këshillit Organizativ (Musa Shkodra, Bleart Bala, Lavdrim Idrizi, Bajram Kastrati) me në krye me kryetaren znj. Sahadete Rashiti, të cilët na sollën një kryevepër që do të mbahet në mend gjatë.
Po ashtu janë për t`u vlerësuar edhe nënat, dhe motrat tona të cilat për të pranishmit kishin përgatitur ushqime tradicionale me shije.
Kjo vepër e madhe në diasporë nga një pikë shkollore në Affoltern am Albis meriton respekt dhe mos harresë.
Mysafirët nga Kosova dhe Shqipëria premtuan se ky manifestim i paparë në diasporë do të futet si shembull në mbledhjen e dy qeverive, do të jetë vepër në istututet albanologjike Kosovë-Shqipëri .
Mbetemi me shpresë që ky manifestim të mos jetë i fundit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025