Feja
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më 16 nëntor, në Lozanë, organizoi një manifestim kulturor
Çdo muaj nga kalendari vjetor bart më vete dhe ndodhi të kalitura në të kaluarën e popujve të ndryshëm. Nëntori është muaji i veçantë për popullin shqiptar, pasi disa ngjarje që ndodhën në këtë muaj e bëjnë atë të duket më kuqezi se çdo muaj tjetër. Në nëntorin e 1908-ës u vunë themelet e arsimit shqip, me Kongresin e Abetares në Manastir, ndërsa 28 nëntorin e 1912-tës do ta kujtojmë si një ditë në të cilët u vunë themelet e shtetit shqiptar, atij që kemi dhe sot, edhe pse të cunguar dhe ndarë nga trojet e tjera shqiptare.
Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më 16 nëntor, në Lozanë, organizoi një manifestim kulturor, i cili do të sillte në kujtesën e publikut edhe këtë vit, ndodhitë e këtyre datave shumë të rëndësishme për kombin tonë.
Kryetari i KMSHZ së, Mehas ef. Alia, në bashkëpunim me dy xhamitë shqiptare që veprojnë në Lozanë, ishin kujdesur që gjithçka të shkonte sipas planit paraprak. Të pranishëm, pos publikut të shumtë dhe hoxhallarëve nga rajone të ndryshme të Zvicrës, ishin personalitete dhe emra të njohur si nga diplomacia shqiptare në Zvicër, artistë, hoxhallarë nga vendëlindja, nxënës të Medresesë nga Presheva, e deri te prezenca e Prof.dr. Skender Asanit, drejtor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të MVR-së.
Ambasadën e Kosovës në Zvicër kësaj radhe e përfaqësonte Vigan Berisha, kreu i Konsullatës së Kosovës në Cyrih. Nga Presheva i nderoi të pranishmit kryetari i Këshillit të BI-së, Mehmet ef. Sahiti dhe Drejtori i Medresesë së Luginës së Preshevës, me stafin dhe nxënësit e Medresesë, Abdullah ef. Abdiu. Në rrafshin e artit takuam Urim Berishën, piktor dhe afarist në Zvicër si dhe Shkëlqim Bunjakun, artistin e mirënjohur nga Kosova.
Është bërë zakon, që programiet e KMSHZ së, të hapen me lexim të Kuranit. Hoxha Rahim Asani me zërin e tij të bukur, u kujdes për këtë pikë, duke kënduar disa ajete nga Sureja Er – rahman, ndërsa programin vazhdoi ta moderojë Safije Odai, anëtare e KMSHZ – së.
Mehas ef. Alia, kryetar i KMSHZ-së, në paraqitjen e tij falënderoi publikun dhe u uroi mirëseardhje myfafirëve të lartëpërmendur. Në fjalimin e tij kushtuar ditës së Alfabetit dhe themelimit të shtettit shqiptar, Alia nënvizoi dhe nevojën bashkimit, koordinimit dhe punës së përbashkët për idealet tona.
„Sot, jemi mbledhur bashkë për të nderuar dhe për të festuar një prej ditëve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Është një moment i kujtesës dhe reklektimit për sakrificat dhe guximin e paraardhësve tanë, që ndërtuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit shqiptar“- tha Alia.
Duke rikujtuar rëndësinë e arsimit të të rinjëve tanë, në njërën anë dhe atë të bashkimit të shqiptarëve në anën tjetër, Mehas ef Alia shtoi se „atdheut sot i duhen burra e gra të shkolluara dhe të arsimuara, intelektualë të cilët do të bashkojnë dhe nuk do të ndajnë e të përçajnë. Sot shqiptarisë i duhen institucione dhe akademi kredibile që flasin dhe punojnë drejtë, në mënyrë të meçme dhe të urtë. Atdheut sot i duhen prijës të urtë, të cilët do të ndërtojnë frymë bashkëpunimi dhe uniteti midis shqiptarëve dhe pastaj me tërë botën. Sot, si kurrë më parë, vendlindjes shqiptare i duhet diaspora e organizuar dhe e zhvilluar. I duhen bijtë e bijat e shqipes që u shkolluan dhe u pasuruan me vlerat e mirëfillta të Perëndimit, por që ruajtën indin dhe tabanin kombëtar e fetar.
Duke kujtuar vendin dhe kohën ku po veprojmë, në fund të fjalimit, krytari i KMSHZ-së, Mehas ef. Alia falënderoi organet shtetërore zvicerane me ç`rast nënvizoi: „i jemi shumë mirënjohës shtetit zviceran dhe organeve të tij, për çka edhe e falënderojmë, e që na kanë lejuar dhe mundësuar që të mbesim siç kemi qenë, me komb, me fe e me traditë“.
Në vazhdim të programit të podium u ngjit dhe Fehim ef. Abazi, Imam në Lozanë, i cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi nevojën e organizimeve të këtilla me këtë tematikë edhe në të arrdhmen.
Ndërsa Vigan Berisha, përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, kujtoi edhe një herë sakrificat e popullit tanë për të arritur këtu ku jemi sot, me çrast theksoi se „sot jemi mbledhur, për të nderuar ditën e Alfabetit dhe atë të Flamurit shqiptar, e të kujtojmë dhe sakrificën e popullit tonë në të kaluarën“.
Nxënësit e Medresesë, nga Lugina e Preshevës, kohë pas kohe freskonin publikun me recitimet e tyre në poezi.
Fjalë rasti patën të gjith myfafirët e lartë përmendur, ndërsa Prof.dr. Skender Asani – drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve MVR-së, pasi foli mbi rëndësinë e festave kombëtare, u përqëndrua në rëndësinë e arsimit, botimeve ku shpalosi një sërë aktivitetesh të realizuara edhe nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore kulturore të MVR-së me të cilin ai udhëheq.
Në këtë manifestim, natyrisht që nuk mungoi as tryeza e pasur me ushqime tradicionale shqiptare, për të cilën u kujdesen dy xhamitë shqiptare që veprojnë në këtë rrethinë.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve