Kosova

Mandl kritikon Borrellin: Njerëzit në Kosovë s’mund të provohen

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit, të cilët nuk morën pjesë në seancën e sotme në Parlamentin Evropian.

“Komisioni nuk duhet t’i kthehet punës së vet të përditshme, sikur çdo gjë është në rregull. Duhet t’ia bëjë të qartë regjimit të Vuçiqit dhe të gjithë të tjerëve në atë anë, se njerëzit në Kosovë s’mund të provohen e duhet të ketë deeskalim”, tha Mandl.

Sipas Mandl, ajo çka dëshiron Vuçiqi është vetëm përshkallëzimi.

“Pas ngjarjeve të fundit njerëzit në Kosovë janë të frikësuar. Kujtimi i luftës dhe mizorisë është i pranishëm. Me udhëheqësit serbë, Komisioni Evropian nuk duhet t’i kthehet punës si zakonisht. Liderët e Kosovës mund të mos lejojnë të provokohen. Përshkallëzimi – çfarë dëshiron Vuçiq. Depërshkallëzimi – ajo që meriton bota” theksoi Mandl.