Kosova
Mandl i kërkon BE-së sqarim: Pse u quajt ‘lider i opozitës’ Albin Kurti
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i ka kërkuar sqarim Bashkimit Evropian pas një lëshimi të bërë në faqen e BE-së, e cila kryeministrit të Kosovës i referohet si ‘lider opozitar’, transmeton Albinfo.ch.
Mandl ka kërkuar sqarim nga krerët e Bashkimit Evropian(BE), duke përfshirë Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, emisarin për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Mandl ka shpërndarë postimin e gazetares austriake, Franziska Tschinderle, të cilës i është dukur e pabesueshme që Kurtit i janë referuar si “lider i opozitës”.
“Prisni pak. A e ka prezantuar BE-ja vërtet Albin Kurtin si ‘lider të opozitës’ në vend të kryeministrit?”, ka pyetur ajo në Twitter.
Ndërsa Mandl në Twitter ka pyetur: “A mund t’ ju kërkoj sqarime për këtë çështje që ka ngritur gazetarja Tschinderle? Faleminderit! Hvala! Thank you! Danke! Merci”.
Megjithatë BE menjëherë e ka përmirësuar këtë gabim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?