Shkurt.ch

Mandati i presidentit, mbetet njëvjeçar

Është hedhur poshtë edhe ideja që qeveria të ketë më shumë ministra se sa ka tash

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur që mandati i postit të presidentit ë shtetit (presidentit federal) edhe në të ardhmen të jetë një e jo dyvjeçar.

Në këtë post vihen, me sistem rotacioni, shtatë ministrat (këshilltarët federalë) që përbëjnë qeverinë e Zvicrës.

Parlamenti ka hedhur poshtë po ashtu edhe idenë që qeveria e vendit të ketë më shumë ministra se sa ka tash. Të dy propozimet u hodhën poshtë me shumicë të madhe të votave.

Ka mbetur pa u vendosur ende se sa sekretarë shteti do të ketë në të ardhmen. Bartësit e këtij funksioni, në të ardhmen, do të mbështesin qeverinë në punën e saj.