Shqipëria

Manastirliu: Nuk do të tolerohet asnjë mungesë e barnave

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, nuk do të toleroj asnjë mungesëtë barnave dhe materialeve bazë në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se në të gjitha spitalet rajonale të Shqipërisë është bërë transparente lista e barnave bazë dhe materialeve mjekësore për shërbimet shëndetësore.

Ajo theksoi se nuk do të tolerohet asnjë mungesë e barnave bazë dhe materialeve mjekësore në spitale, shkruan Albinfo.ch.

“Kjo do të sigurojë mjekimin e të gjithë pacientëve pa qenë e nevojshme të shkojnë në farmacitë jashtë spitalit për barnat bazë. Po ashtu do të shërbejë si një matje performance për drejtuesit e spitaleve për çështjen e furnizimit me barnat bazë”, ka thënë ajo.