Futboll
Manaj dhe Cikalleshi flasin për miqësoren me Kosovën
Manaj kishte debutuar pikërisht ndaj Kosovës duke shënuar pas dhjetë sekondash

Ndeshja miqësore me Kosovën po afron, derisa Kombëtarja kuqezi po vazhdon me përgatitjet.
Para ndeshjes së të martës kanë folur dy sulmuesit, Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshi, shkruan albinfo.ch.
Manaj kishte debutuar pikërisht ndaj Kosovës duke shënuar pas dhjetë sekondash. “Fillimi i ri duhet të jetë nga shtatori. Duhet të përgatitemi fort për këto dy ndeshje miqësore, sepse janë të rëndësishme. Nuk them dot se me Kosovën do të jetë më e lehtë, çdo futbollist dëshiron të fitojë”, është shprehur Manaj.
Ai kujton golin e shënuar në Prishtinë. “Gjërat që kanë kaluar nuk i mban mend njeri, duhet të përqendrohemi tek e sotmja dhe e ardhmja, të harrohen atë që kanë ndodhur para tre viteve. E mendoj shpesh golin me Kosovën pas 10 sekondave në fushë, por duhet të shohim përpara. Në mosgrumbullimin tim në kombëtare kanë ndikuar disa faktorë, ka qenë zgjedhje e të tjerëve. Unë do të mundohem të bëj më të mirën”, theksoi futbollisti i Interit, që është huazuar në Granada.
Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, është shprehur Sokol Cikalleshi. “Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si hera e parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën. Ne bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacionin. Gjithmonë ka pasur ndryshime. Për mua dhe sulmuesit e tjerë ne jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit”, u shpreh sulmuesi shtatlartë.
“Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesante, konsiderohet vëllazërore, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv. Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Evropianit dhe na mundi. Duhet t’i bëjmë gjërat më ndryshe këtë herë. Do të jetë test i mirë për trajnerin dhe lojtarët, për të parë se ku jemi”, deklaroi Cikalleshi, që luan në Turqi.
E-Diaspora
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë Një grua (kosovare) tentoi t'i shmangej kontrollit, por u kap nga doganierët. Ajo dhe kosovari tjetër...
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
-
Për nder të 8 marsit, Ambasada e Kosovës në Paris organizon event për gratë shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë Të shtunën në mbrëmje, udhëtimi nga Valais në Bernë u bë një provë durimi për pasagjerët...
-
Këto janë gjërat që njerëzit nga jashtë vendit i lidhin vërtet me Zvicrën
-
Dita Ndërkombëtare e Gruas: Mijëra njerëz protestuan në Cyrih dhe Bernë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës