Uncategorized

Mali i Zi shkarkon trajnerin serb, refuzoi ta udhëhiqte ekipin ndaj Kosovës

Federata e Futbollit e Malit të Zi ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin serb të kombëtares, Ljubisha Tumbakoviç, pasi ky i fundit së bashku me dy futbollistë të tjerë me origjinë serbe nuk pranuan të paraqiteshin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Pas presionit të madh nga Beogradi, tekniku serb, bashkë me ndihmësin e tij të parë dhe dy futbollistë refuzuan të kryenin detyrat e tyre.

Federata e Malit të Zi nuk ka dhënë ndonjë përgjigjeje se çka do të ndodhë me dy futbollistët që refuzuan të luanin. Sipas mediave lokale, ata pritet të përjashtohen nga përfaqësuesja.

Mbrëmë Mali i Zi ka arritur barazim me fat 1:1 kundër Kosovës.