Kosova
Mali i Zi, ashtu si Kosova, asnjë rast të ri me koronavirus brenda 24 orëve
Mali i Zi dhe Kosova, me zero raste me Covid-19
Lajme të mira vijnë nga Mali i Zi, i cili ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus, ngjashëm sikurse Kosova, transmeton albinfo.ch.
24 maji është dita e parë pas 13 marsit, kur rezultuan rastet e para me COVID-19, ku nuk rezulton asnjë i infektuar nga testimi në Kosovë.
Ndërkohë edhe Mali i Zi ka treguar të njëjtat rezultate me zero të prekur në 24 orët e fundit.
“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.
Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalë pozitiv.
“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.
Instituti bëri me dije se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih