Lajme
Mali i Zi me borxh shtetëror prej 3.66 miliardë euro
Borxhi i përgjithshëm shtetëror i Malit të Zi, pa depozita, më 30 qershor të këtij viti arriti në 3.664 miliardë euro ose 79.54 për qind e Bruto Produktit të Brendshëm (PBB).
Kjo është bërë e ditur për revistën Danas nga Ministria e Financave e Malit të Zi, raporton b92.
Me depozitat, borxhi i përgjithshëm i shtetit është 3.284 miliardë euro ose 71.3 për qind e PBB-së. Krahasuar me fundin e marsit, borxhi i shtetit u rrit me 321 milionë euro.
Borxhi i jashtëm arriti në 3.1 miliardë euro, ose 67.4 për qind e PBB-së, ndërsa borxhi i brendshëm arriti në 559.4 milionë euro, ose 12.14 për qind e PBB-së. Depozitat në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020 arritën në 379.62 milionë euro, përfshirë 38,477 ari (vlera e arit ishte 60.49 milionë euro) ose 8.24 për qind e PBB-së”, njoftoi Ministria e Financave.
Departamenti qeveritar deklaroi se ata kanë përfunduar marrëveshje kredie në shumën prej mbi 480 milionë eurove deri më tani këtë vit.
Ndryshe, fondet e huazuara për nevojat e financimit të buxhetit janë të destinuara për financimin e shpenzimeve korente, investimeve kapitale dhe ripagimit të borxhit të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor