Kosova
Mali i Zi liron të dyshuarit për krime lufte në Kosovë
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi shtetasin serb, Zhivko Vuksanoviq, 62 vjeç dhe të dyshuarin tjetër përkundër që Kosova ka kërkuar ekstradimin e tyre pasi dyshohet për krime lufte. Lirimi i Vuksanoviqit nga paraburgimi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.
Vuksanoviq gjendej në paraburgim prej 1 tetorit, në pritje të vendimit për ekstradimin ose jo të tij në Kosovë.
Gjykata e Lartë më 27 tetor vendosi për ekstradimin e Vuksanoviqit në Kosovë, po atë ditë, ish-ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, refuzoi kërkesën për ekstradim, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte vendimi i dytë i tillë i ish-ministrit Kovaç për një javë, pasi më 26 tetor refuzoi edhe ekstradimin e Momçilo Vukotiqit, 61 vjeç, në Kosovë i cili po ashtu kërkohej nga autoritetet e Kosovës për krime lufte.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut