Të tjera
Mali i Zi: Gjukanoviq në balotazh me Millatoviq
Të dielën është votuar për president në Mal të Zi. Nga votimet presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të përballet në balotazh me Jakov Millatoviq më dy prill, pasi ansjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50% të votave, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte 63.6%.
Presidenti aktual që garon edhe për një mandat tjetër, Gjukanoviq, ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatin. “Kam fituar më shumë se 120.000 vota, ky është rezultat i vlefshëm. Kjo është përparësi serioze ndaj kandidatit tjetër. Ne jemi të gëzuar për një nivel të tillë të mbështetjes, dhe kjo është bazë e mirë që do të na çojë drejt fitores”, theksoi ai, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Krahu tjetër me në krye ish-ministrin e Ekonomisë, Millatoviq, ka shprehur se rezultati i tij është fitore. “Kam premtuar se do të fitojmë, dhe fituam. Kjo është fitore për të gjithë ata që janë diskriminuar në 30 vjetët e fundit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga Mali i Zi, për ata që nuk ka pasur drejtësi. Ne do ta dërgojmë Gjukanoviqin në pension politik, më 2 prill”, deklaroi ai, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Në garë kanë qenë edhe: Andrija Mandiq, politikan prorus dhe proserb, Alleksa Beçiq, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviq, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviq, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor