Integrimi
Malaj: “Çmimi i parë i diasporës, i takon natyrshëm zonjës Calmy Rey”
“Në asnjë moment nuk është thënë se nuk do të pranohet ky çmim. Është thënë se ai do të pranohet në një kohë më të përshtatshme”
Të premten, në një solemnitet rasti, presidentja dhe ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey do të marrë çmimin “Diaspora” që i ndan mërgata kosovare. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj, që ka qenë ndër promotorët e këtij çmimi, flet rreth solemnitetit të nesërm dhe rreth peripecive që ka kaluar çmimi “Diaspora” nga viti i kaluar deri më tash.
albinfo.ch: Nesër ndahet çmimi “Diaspora”, që pritet të jetë tradicional. A na thoni, z. Ambasador, kush është themeluesi i çmimit, dhe cilat janë kriteret për ndarjen e tij?
Naim Malaj: Ideja për çmimin “Diaspora” ka lindur gjatë diskutimeve tona me pjesëtarë të brezit të dytë të mërgatës sonë në Zvicër, që kishin të bënin me nderimin e personaliteteve të huaja dhe tona, për kontributin e dhënë çështjes së Kosovës, në integrimin dhe krijimin e një imazhi më të fortë të Kosovës dhe kosovarëve në Zvicër, etj. Qëllimi ishte po ashtu edhe që Kosova dhe kosovarët të riaktualizohen në dritë pozitive para opinionit zviceran. Në një kontekst të tillë, natyrshëm, çmimi i parë po i ndahet Znj. Rey për angazhimin e saj në dobi të pavarësisë së Kosovës dhe sigurisht përmes saj po i bëhet një falënderim Zvicrës për gjithë atë që ka bërë për Kosovën.
albinfo.ch: Kush është autor i veprës artistike që do të dorëzohet dhe cila ka qenë mënyra e përzgjedhjes së saj?
Naim Malaj: Autorja e realizimit të çmimit është një vajzë nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Bernë, ku ka mbaruar arkitekturën dhe mban një post me përgjegjësi në një zyrë arkitektësh të njohur në Bernë. Ajo përfaqëson brezin e dytë i cili është i integruar dhe është ambasadori ynë më i mirë në Zvicër. Ky brez po ndryshon edhe paragjykimet që ekzistojnë ndaj kosovarëve ndërsa me dijen dhe talentin e tij po bëhet faktor i pakontestueshëm i zhvillimit të shoqërisë zvicerane. Përzgjedhja e veprës, pas një konkursi publik, është bërë nga një komision tre anëtarësh.
albinfo.ch: Zonja Micheline Calmy Rey duhej ta merrte këtë çmim vitin e kaluar. Na i thoni disa fjalë për peripecitë që shkaktuan shtyrjen.
Naim Malaj: Rastisi që në kohën që do të jepej çmimi, doli raporti “Dick Marty”. Kështu, ishte më mirë që dorëzimi i çmimit të shtyhej pasi që ai do të mbetej nën hijen e këtij raporti. Sot, konteksti është krejt tjetër. Ky çmim po jepet në kuadër të vizitës së Ministrit Hoxhaj në Zvicër dhe në prani të një numri të caktuar të përfaqësuesve të mërgatës sonë.
albinfo.ch: A ka ndikuar atmosfera rreth shtyrjes së pranimit të çmimit nga viti i kaluar, në ceremoninë që do të zhvillohet tash, një vit më pas?
Naim Malaj: Në asnjë moment nuk është thënë se nuk do të pranohet çmimi. Është thënë se ai do të pranohet në një kohë më të përshtatshme. Ceremonia e dhënies së çmimit bëhet në prani të presidentes Calmy-Rey dhe stafit të saj, delegacionit kosovar të kryesuar nga ministri Hoxhaj, përfaqësues të mërgatës sonë etj.
albinfo.ch: Janë dëgjuar edhe së fundi disa zëra në skenën politike të Zvicrës që ende e kundërshtojnë mënyrën e ndarjes së këtij çmimi. Si do t`i komentonit ata?
Naim Malaj: Mendoj se ka një keqinterpretim ose keqkuptim. Ky çmim është i diasporës kosovare në Zvicër, i një diaspore që ka kontribuar dhe po kontribuon në zhvillimin ekonomik të këtij vendi, një diasporë që është pjesë përbërëse shoqërisë zvicerane. Përmes këtij çmimi ajo po falënderon presidenten e këtij vendi dhe popullin zviceran duke u treguar kështu si urë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë. Me këtë akt ajo po tregon se është e lidhur me atdheun e saj të origjinës Kosovën dhe me atdheun e saj të dytë, Zvicrën.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor